Në këta dy planete mund të ketë jetë – Lajmi.net
Në këta dy planete mund të ketë jetë
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 19:31, 10 August 2017
Dy planetë, të cilët sillen rreth një ylli të ngjashëm me Diellin tonë mund të jenë të përshtatshme për jetë, tregon një hulumtim i ri.

Bëhet fjalë për planetët, të cilët ndodhen në afërsi të yllit Tau Ceti dhe janë pjesë në sistemin e planetëve, madhësia e të cilëve është e ngjashme me ata të sistemit tonë diellor. Hulumtuesit thonë se kjo mund të nënkuptojë se shumë shpejt do të gjejmë dhe planetë të tjerë të përshtatshëm për jetesë.

Afërsia e planetëve dhe ngjashmëria e tyre me Tokën do të thotë se mund të jenë shtëpia e re për njerëzit, thonë astronomët.

Sipas tyre, kjo njëkohësisht do të ishte edhe një ekspeditë e rrezikshme. Duket se ylli është i rrethuar me mbetje të trupave qiellor, për shkak të të cilës shkencëtarët konsiderojnë se planetët janë shpesh cak i goditjes nga asteroidet dhe kometat.

Astronomët janë jashtëzakonisht të alarmuar me këtë zbulim, pasi që bëhet fjalë për planetë 1.7 herë më të vegjël se sa ata që ndodhen në sistemin tonë. Po ashtu, janë të rëndësishëm në kërkimet për planetë tjerë të ngjashëm me ata që janë në Sistemin Diellor.

Udhëheqësi i studimit, doktor Fabo Feng nga Universiteti Herdfortshire, thotë se ky zbulim paraqet kthesë në kërkimet për planetë të ngjashëm me Tokën dhe për të njohur kushtet e domosdoshme për jetë në këta planetë. Yjet e ngjashme me Diellin ofrojnë shpresën më të madhe për gjetjen e planetëve jashtë Sistemit Diellor, në të cilin jeta do të ishte e mundur. Tau Ceti, destinacioni i adhuruar i shkrimtarëve fantastikë, është shumë i ngjashëm me Diellin, si për nga madhësia, po ashtu edhe për nga shkëlqimi. Njësoj sikur Dielli, ai ka zonën rreth vetes me kushte të përshtatshme për jetë.

Në këtë zonë temperaturat nuk janë tepër të larta, ose tepër të ulëta, por janë të tilla që ekzistimi i ujit në gjendje të lëngët të jetë i mundur. Asnjëra nga dy “super-Tokat” e gjetura nuk qëndron në qendër të zonës së përmendur. Orbita e njërës prej tyre është e vendosur në kufirin e brendshëm, ndërsa tjetra në atë të jashtëm.

Fjalët kyçe: Jeta, Planetet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2