Në Katedralen “Shën Tereza” u mbajt mesha kryesore e Krishtlindjes

Qytetarët e besimit të krishterë mbrëmë pas mesnatës kremtuan Krishtlindjen.

Lajme

25/12/2018 07:28

Në Kosovë, mesha solemne nisi në mesnatë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në meshë morën pjesë dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ish-presidentja Atifete Jahjaga e personalitete të tjera.

Meshën e udhëhoqi ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, raporton EO.

Para meshës, pati një koncert klasik si dhe disa poezi të lexuara nga aktorja Arta Dobroshi.