Në Kaçanik nderohen martirët e luftës

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të UÇK-se dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve sot në Kaçanik, ka vendosur lule te pllaka e Martirëve në Kaçanik, me rastin e 18 vjetorit të rënies për liri.

Lajme

28/03/2017 15:41

Në vendosjen e luleve kanë marrë pjesë, familjarët e të rënëve për liri, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarët e Komunës së Kaçanikut.

Koloneli Hajrush Kurtaj, ka deklaruar se sot 18 vite më parë, në ditën e Bajramit, hordhitë serbe terrorizuan dhe vranë dhjetëra civil të Kaçanikut.

“Martirët janë vet liria dhe rrugëtimi ynë për të ndërtuar vendin ka bazament gjakun e derdhur për çlirim, prosperitet e bashkim kombëtar”, ka theksuar Kurtaj.

Image may contain: plant and outdoor