“Ne jemi Interi, dhe duhet të besojmë”

Legjenda e klubit "zi kaltër", Javier Zanetti është shprehur se Inter kanë besim që mund ta kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

30/08/2018 23:34

Grupi B, në të cilën bëjnë pjesë Inter, Barcelona, Tottenham e PSV po konsiderohet si grupi i vdekjes.

“E dijmë se grupi është tejet i vështirë por do të përgatitemi mirë. Me gjithë vështirësitë, ne jemi Inter dhe duhet të besojmë. Po punojmë me vetëbesim” ishin fjalët e Zanettit.

Sa i përket favoritit të grupit, Barcelona, ish mbrojtësi i Inter është shprehur: “Barcelona është më shumë se Lionel Messi. Ata kanë një fond të mrekullueshëm të lojtarëve.”

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve fillon më 17 shtator. /Lajmi.net/