Në janar u prit si legjendë e Realit, të mërkurën festoi si i çmendur golin e Barcelonës (FOTO)
Michael Owen i ka tradhtuar tifozët e Real Madridit me reagimin e tij pas golit të gjashtë të Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Sport
Michael Owen në janar u prit si legjendë Real Madridit në paradën e Cristiano Ronaldos me “Topin e Artë” në Santiago Bernabeu.
Por, ish sulmuesi i “Los Blancos” ka hidhëruar tifozët e ekipit me reagimin e tij pas golit të gjashtë të Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Ai ishte mysafir në “BT Sports” dhe u ngrit në këmbë duke kërcyer pasi Sergi Roberto shënoi golin e rikthimit të madh që e kualifikoi Barcelonën në çerekfinale. /Lajmi.net/