Në Itali nesër ditë zie dhe funeral shtetëror

Në Itali, nesër do të jetë ditë zie dhe do të ketë funeral shtetëror, e gjithë kjo pas tërmetit të fuqishëm, i cili të mërkurën goditur pjesë qendrore të Italisë dhe vrau 267 njerëz.

Bota

26/08/2016 17:21

Qeveria italiane ka vendosur që nesër të mbajë ditë zije dhe funeral shtetëror për viktimat e tërmetit, njoftoj agjencia e lajmeve ANSA.

Gjithashtu, flamujt do të ulen në gjysmë shtize në të gjitha institucionet qeveritare, raporton AP.

BBC këtë mëngjes njoftoi se Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat më të prekura nga tërmeti, që goditi dy ditë më parë pjesët qendrore të vendit.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi tha se do të ndahen 50 milionë euro për rindërtimin e vendit.

Sipas të dhënave të fundit, në tërmet i fuqishëm, i cili të mërkurën ka goditur pjesën qendrore të Italisë, ka lënë të vdekur 267 persona dhe 400 të tjerë të plagosur. /Lajmi.net/