Në Itali, foshnja e parë e lindur sivjet është shqiptar

Foshnja e parë e vitit 2019 që ka lindur në Parma të Italisë është shqiptar.

Lajme

01/01/2019 14:48

Vogëlushi, i cili do të quhet Noel, një zgjedhje kjo e prindërve Mirela dhe Zamir Haxhiaj, lindi në orën 02.07 minuta të 1 janarit, dhe peshon 3.550 gram, shkruan lapsi.al.

Lindja e Noelit u shoqërua me shumë urime nga stafi mjekësor, të afërmit e familjes. Ndërsa mediat lokale shkruajnë se të pestë foshnjat e ardhura në jetë në këtë maternitet orët e para të 2019, janë djem.