Në Istog gjenden tri granata dore

Në fshatin Mojstir të Istogut një person ka gjetur tri granata dore në një livadh.

Lajme

29/10/2018 09:55

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Mojstir të Istogut një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se në një livadh ka gjetur tri granata dore, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Policia e Kosovës, njësia për dominim ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese në mënyrë të kontrolluar.

Sipas Policisë, nuk raportohet për ndonjë incident. /Lajmi.net/