Në Istog arrestohet një person i dyshuar për vrasje të rëndë

Policia e Kosovës pas veprimeve të ndërmarra hetimore gjatë ditës së djeshme ka kryer bastisje në dy lokacione në Istog.

Lajme

12/12/2018 15:47

Sipas komunikatës, bastisja është bërë në pronat e përsonit të dyshuar, meqë hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ e cila ka ndodhur në muajin shtator 2018, viktimë e së cilit rast është shtetasi sh/k. A.D. (1989).

Bastisja Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’.

“I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në komunikatë. /Lajmi.net/