Në ishujt Maldive oraret e punës ndryshojnë tërësisht në muajin e Ramazanit

Keni dëgjuar për vendin e mreullueshëm, ishullin e Maldiveve. Aty ku pushimet duken sikur të jenë jashtë rruzullit tokësor, dhe kthjelltësia e ujit është e paparë.

Fun

25/05/2018 09:12

Por a e keni ditur se në Maldive, 100% e popullsisë janë myslimanë? Dhe a mund ta paramendoni se si duket Ramazani në një vend aq të bukur?

Besoni apo jo, edhe pse piku i sezonit turistik, në ishujt Maldive oraret e punës ndryshojnë tërësisht në muajin e Ramazanit, përcjell lajmi.net

Kafenetë dhe restorantet mbyllen gjatë orëve të ditës deri në perëndim të diellit. Shërbimet publike të autobusëve dhe trageteve nuk funksionojnë ndërmjet orës 17:30 dhe 19:00. Kompanitë e shërbimit publik hapen vetëm nga ora 10:00 deri në 14:00. Dyqanet mbyllen në orën 18:00 dhe rihapen mes orës 20:00 dhe 20:30.

Megjithëse asnjë restorant i hapur, dyert e familjeve që banojnë në ishull ishin të hapura për mirëpritje. Shikojeni videon nga NAS DAILY. /Lajmi.net/