Në Indi, urina e lopës kushton më shumë se qumështi

Urina e lopëve në Indi është një biznes i vërtetë. Në vendin ku lopa konsiderohet e shenjtë, urina e saj e distiluar ka të njëjtin çmim me qumështin.

Fun

20/07/2016 03:20

Komuniteti hindu e konsideron të shenjtë lopën dhe qeveria ka investuar dukshëm në blegtori, për t’u përmirësuar kushtet këtyre kafshëve. Qeveria ka akorduar 87 milion dollarë në stalla dhe ka forcuar ligjet që ndalojnë konsumimin e mishit të lopës apo shitjen e tij në vende fqinje si Bangladeshi.

“Rreth 30 lloje ilaçesh mund të përgatiten duke pasur si bazë urinën e lopës”, thonë për agjencinë “Bloomberg” përfaqësues të një organizate që merret me kërkime në këtë fushë.

Një preparat që përdoret për pastrimin e pllakave ka në bazë pikërisht urinën e lopës dhe prodhuesi thotë se kompania e tij prodhon çdo ditë 20 tonë, pa mundur të plotësojë kërkesat e tregut.

Ndërsa shumë të tjerë e përmendin këtë lëndë për vlerat terapeutike që besojnë se ka.