Në Indi “arrestohet” një majmun për vjedhje (Foto)

Një majmun është fotografuar me duart e tij të lidhura pas shpine, me litar rreth këmbëve dhe më dhëmbë të dalë jashtë, duke terrorizuar njerëzit në Mumbai të Indisë

Fun

06/02/2016 14:08

Majmuni është kapur nga njerëz profesionistë sepse ishte kthyer në terror për komunitetin. Prej gjashtë muajsh, ai u vidhte atyre ushqimet dhe sende të tjera të shtëpisë.

Majmuni arrinte të merrte edhe jastëkët. Sipas AFP-së, një grup njerëzish të mbledhur në kryeqytetin tregtar në Sion të Indisë brohorisnin për faktin se majmuni ishte kapur dhe lidhur duar e këmbë, përpara se të futej në kafaz.

Majmuni-6

Kjo sipas tyre, ishte një situatë poshtëruese për kafshën e egër. Ky ishte një nga tre apo katër majmunët që vinë rrotull zonës për tu ushqyer.

Majmunët, të cilët janë nderuar në Indi si qenie të shenjta,  janë mësuar që të ushqehen me mbetjet në zonë, por shpesh herë ata kanë sulmuar edhe njerëzit.

Majmuni-5

Në një moment, një kalimtar e prekur majmunin në ballë, por kafsha u bë agresive duke i nxjerrë atij dhëmbët e mprehtë.

Më pas ai u kap nga ekspertët dhe u fut në kafaz sepse përbënte rrezik për njerëzit. Tashmë, ai ka marrw “dënimin e merituar”, duke nisur një jetë të re në periferi të Mumbait. (gazeta-Shqip.com)

Majmuni-8