Në grupmoshat e Kombëtares Zvicerane, 50 futbollistë e futbolliste shqiptare

Futbollistët shqiptarë në Kosovë, për shkak të mos pranimit në UEFA dhe FIFA, nuk po kanë mundësi ta shprehin tërë talentin e tyre në arenën ndërkombëtare. Për dallin nga këta, një numër i madh i futbollistëve shqiptarë në diasporë e kanë shfrytëzuar  mundësinë për t`u bërë pjesë e skuadrave dhe përfaqësueseve në shtetet ku ata jetojnë.

Lajme

21/09/2014 15:23

Një mundësi të tillë e kanë shfrytëzuar sidomos futbollistët shqiptarë në Zvicër.

Në klubet zvicerane luan një numër mjaft i madh i shqiptarëve. Po ashtu, edhe në të gjitha grupmoshat e përfaqësueseve kombëtare të Zvicrës janë të angazhuar futbollistë e futbolliste shqiptare.

Sipas ueb faqes së Asociacionit Zviceran të futbollit, ëëë.football.ch, në të gjitha grupmoshat janë 50 futbollistë e futbolliste shqiptare.

Albinfo.ch e publikon për herë të parë listën e plotë të këtyre futbollistëve. Me këtë rast ky portal shqiptar në Zvicër mirëpret çdo plotësim për ndonjë emër që eventualisht ka mbetur jashtë kësaj liste.

Grupmoshat M 15

Jozef Pukaj, Elis Isufi, Mërgim Bajrami, Granit Haliti, Amel Rrustemi, Shkëlqim Vlladi dhe Adhurim Gashi.

M 16

Izer Aliu, Nedim Bajrami, Ilir Zenuni, Kastriot Ndou, Riad Saliji, Lorik Emini, Mersim Asllani, Kreshnik Hajrizi, Ajet Sejdija, Liridon Mulaj, Qëndrim Kameraj dhe Andi Zeqiri.

M 17

Leotrim Nitaj, Sadik Vitija, Edin Imeri, Edmond Ramadani, Rrezart Hoxha dhe Edil Sadriu.

M 18

Adonis Ajeti, Samir Bajrami, Mirlind Kryeziu, Albin Sadrijaj, Alban Selmanaj dhe Albian Ajeti.

M 19

Meriton Bytyqi dhe Lumturim Selmani.

M 20

Florent Hadërgjonaj, Jetmir Krasniqi, Endogan Adili, Gent Mazreku, Edmond Selmani, Shpëtim Sylejmani dhe Shani Tarashaj.

M 21

Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Xhimshit dhe Mërgim Brahimi.

Ekipi A

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Memedi, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami.

Në grupmoshat për femra janë 5 futbolliste.

Në ekipin e parë A ështē Samira Susuri.

M 20

Mirnije Selimi dhe Egzona Selimi.

M 19

Teuta Ahmeti.

M 17

Mimoza Hamidi.