Në Gostivar, nusja ik ditën e dasmës dhe merr dajën e të fejuarit   

 Një dukuri jo e zakonshme ka filluar të përsëritet viteve të fundit tek shqiptarët në Maqedoni.

Fun

22/08/2016 14:31

Shumë dasma në një kohë të shkurtër, shume martesa për letra, shumë martesa me shkues gjatë stinës së verës dhe shumë ndodhi rreth këtyre.

Burime të sigurta të portalit Shqipmedia njoftojnë për një dasmë të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ka ikur ditën kur duhej të bëhej nuse.

Por lajme të tilla janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili ishte daja i burrit që ajo duhej të martohej.

Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar, por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi sipas tij, familja i  ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shndërrohej në kancer për atë familje.

Ndryshe, në lidhje me këtë temë vlen të përmendim se vetëm një restorant të një fshati të komunës së Bogovinës të rajonit të Tetovës këtë vit janë anuluar 17 dasma të rezervuara.