Në Gjykatë më 27 Nëntor

Është caktuar seanca e parë fillestare për aktakuzën e dytë në rastin e Gjeneral Sylejman Selimit.

Lajme

20/11/2013 16:41

Është caktuar seanca e parë fillestare për aktakuzën e dytë në rastin e Gjeneral Sylejman Selimit, Ismet Haxhës, Shefki Hysenit dhe Nexhat Qubrelit për datën 27 nëntor 2013, në Gjykatën Themelore të Mitrovicë të Veriut, të cilën e ka përcaktuar misioni i EULEX’iit.

Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, për Kosovapress, ka thënë se këtë herë nuk është transferuar lënda në Prishtinë si është vepruar në rastin e 15, ish ushtarëve të UÇK’së të akuzuar po ashtu nga Prokuroria e EULEX’it ku bënë pjesë edhe gjeneral Sylejman Selimi, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të UÇK’së dhe Sami Lushtaku.

Ai ka shtuar se si avokat i Sylejman Selimit, do të kërkojë të bashkohen këto dy Akuza dhe të mbahet një gjykim, e jo në raport me Sylejman Selimin të trajtohen si dy lëndë.

Gashi më tutje ka thënë se kjo është vetëm një luftë për numra që EULEX i paraqet në Bruksel si angazhim në luftë për numër sa më të madh të akuzave, edhe pse, sipas tij, kemi të bëjmë për dyshime të njëjta kinse për maltretim fizik të civilëve në Likovc gjatë vitit 1998.

(Kosovapress)