Në Gjilan hapet panairi i punës

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me GIZ-in dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizon panairin e punës që do të mbahet në palestrën sportive të qytetit.

Lajme

30/05/2018 07:58

Komuna në këtë fazë planifikon të ketë rreth një mijë vende pune dhe praktikë nëpër biznese të ndryshme.

Të pranishëm do të jenë kryetari i komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, drejtori i Agjencisë së Punësimit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe biznese të ndryshme që veprojnë në Gjilan dhe regjion.