Në Gjermani mbyllet një xhami me arsyetimin se mbështet ISIS-in

Në Gjermani për herë të parë mbyllet një xhami me arsyetimin se mbështesin terrorizmin. Në Kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin qëllohet me gurë nga persona të paidentifikuar xhamia Hasan Basri

Bota

06/12/2014 19:09

Xhamia “Mescid Al-Furkan” në Bremen të Gjermanisë mbyllet me pretendimin se ka mbështetur ISIL, ndërsa në Berlin qëllohet me gurë nga persona të paidentifikuar xhamia Hasan Basri e cila gjendet në lagjen e populluar intensivisht nga turqit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të revistës “Der Spiegel” , policia e Bremenit ditën e djeshme pas faljes së xhumasë ka bastisur xhaminë me afërsisht 100 policë. Gjatë bastisjes policia gjermane nuk ka përdorur qen, por ka hyrë me këpucë në xhami. 

Agjencia e Mbrojtjes së Kushtetutës së Gjermanisë ka mbyllur xhaminë me pretendimin se “shoqata familjare dhe kulturore” e mbikëqyrur që nga viti 2007 dhe e cila operon nën varësinë e xhamisë ka një perspektivë për rritjen e këndvështrimeve radikale dhe inkurajon pjesëmarrjen në organizatën terroriste ISIL. Kështu në Gjermani për herë të parë mbyllet një xhami me arsyetimin se mbështesin terrorizmin. Gjithashtu theksohet se policia gjermane ka kryer kontrolle në shtëpitë e 16 personave, por në lidhje me këtë operacion nuk kanë dhënë informacione të detajuar.

Sulm ndaj një Xhamie në Berlin 

Ndërkohë pas mbylljes së Xhamisë “Mescid Al-Furkan”, raportohet se në Kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin qëllohet me gurë nga persona të paidentifikuar Xhamia Hasan Basri e cila gjendet në lagjen e populluar intensivisht nga turqit në Kreuzberg. Si pasojë e sulmit janë thyer xhamat e dritares së xhamisë.

Omer Uçar nga shoqata e xhamisë Hasan Basri për gazetarin e AA tha se një nga të rinjtë që frekuenton xhaminë pasi ka parë xhamat e thyer të saj në mëngjes e ka njoftuar atë. Uçar thekson se menjëherë ka vajtur në xhami dhe ka identifikuar një numër të madh të gurëve të hedhur në xhami dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Mësohet se policia ka kryer hetime në vendngjarje. Rritja e sulmeve ndaj xhamive në Gjermani në kohët e fundit, ka shkaktuar shqetësim në mesin e muslimanëve. Më parë në një xhami në afërsi të Bielefeld në Bad Salzufen ka patur një tentativë zjarrvënie. Gjithashtu edhe në Berlin si pasojë e zjarrvënies ndaj xhamisë Mevlana më 11 gusht pati një dëm prej 1 milion eurosh. Xhamia Haxhi Bajram në Oldenburg u sulmua me bombë artizanale molotovf. Në xhaminë Fatih Sulltan në Mölln të Schleswig-Holstein u vendos mish derri i prishur brenda një qeseje.

Raportohet se nga Gjermania janë afërsisht 550 persona që kanë marrë pjesë përkrah ISIL në Irak dhe Siri. 60 prej tyre kanë vdekur në luftime dhe 180 prej tyre janë kthyer në Gjermani.