Në Gjermani dihet kampioni

Thomas Muller e ka deklaruar të mbyllur luftën për titull të kampionit në Bundesligë, pasi Bayern Munich u shkëput në 20 pikë në tabelë, pas fitores së pastër 5:1 ndaj Schalkes të shtunën. Tregolëshi i Arjen Robben dhe golat e David Alaba dhe Mario Mandzukic, ia siguruan një tjetër fitore impresionuese ekipit të Pep Guardiolas…

Sport

02/03/2014 12:44

Thomas Muller e ka deklaruar të mbyllur luftën për titull të kampionit në Bundesligë, pasi Bayern Munich u shkëput në 20 pikë në tabelë, pas fitores së pastër 5:1 ndaj Schalkes të shtunën.

Tregolëshi i Arjen Robben dhe golat e David Alaba dhe Mario Mandzukic, ia siguruan një tjetër fitore impresionuese ekipit të Pep Guardiolas në Allianz Arena.

Ky rezultat nënkupton se gjiganti bavarez u shkëput në 20 pikë, 11 xhiro pa përfunduar sezoni, duke e siguruar pothuajse titullin e dytë rresht.

“Realisht, gara për titull tashmë ka marrë fund. Nuk mendoj se dikush pret që ne ta humbim (titullin), posaçërisht duke e konsideruar faktin se nuk e kemi pësuar asnjë humbje në 23 ndeshjet e fundit”, u shpreh përfaqësuesi gjerman për të përditshmen gjermane, TZ.

Bayerni po ashtu synon ta fitojë Kupën e Gjermanisë, por ta mbrojë edhe titullin e kampionit evropian.