Në Gjakovë hapet fabrika që punëson 120 punëtorë

Rreth 120 gjakovarë do të kenë mundësi të punësohen në fabrikën “Intertex Kosova”, e cila është hapur sot.

Lajme

17/02/2015 17:05

Në Gjakovë është hapur fabrika Intertex Kosova, në të cilën do të punojnë 120 gjakovarë. Në ceremoninë hapëse të kësaj fabrike në 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo është ditë e veçantë për Gjakovën.

Në këtë fabrikë do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volkswagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes. Kjo fabrikë është hapur pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërmjet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe kompanive Blue Stone Safety nga Amerika dhe TROX nga Suedia.

I pranishëm në hapjen e kësaj fabrike ishte presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

GJAKOVA GJAKOVA2