Në garë për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja hyn edhe një emër i ri

Të enjten është mbajtur Kuvend i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë. Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet, raporton “Epoka e re”. Po ashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj…

Lajme

17/08/2017 23:17

Të enjten është mbajtur Kuvend i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.

Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet, raporton “Epoka e re”. Po ashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK-së në Prishtinë unanimisht ka propozuar si kandidat të mundshëm të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryetarin e sapozgjedhur të kësaj dege Nijazi Gashi.

Po ashtu, në këtë kuvend u propozua edhe lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

nuzat n-iaza