Në fund të majit kthehen sportelet për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit

Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.

Lajme

19/04/2018 21:36

Parashikohet që punimet të përfundojnë në fund të muajit maj. Por nuk dihet me saktësi se kur do të rivendoset pagesa në rrugë.

Banorët e Kukësit protestuan kundër kësaj pagese, ndërsa qeveria kërkoi ndjesë dhe u zotua që do të gjente një zgjidhje për kuksianët.