Në fund të këtij muaji bëhet e ditur data ekzakte e liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit vizitës në Vjenë, bëri të ditur se Austria do ta mbështes Kosovën fuqishëm.

Lajme

30/05/2018 17:32

“Është nënvizuar përkrahja e Austrisë me gjithë potencialin e saj ndaj Kosovës. Së pari me integrimet, siç janë anëtarësimet në organizata të ndryshme, këtë vit kemi anëtarësimin në Organizatën e Interpolit”.

“Austria do ta mbështes Kosovën fuqishëm. Folëm për anëtarësime të tjera, për UNESCO dhe morëm dëshmi të forta se Austria do ta ndihmojë Kosovën në këtë proces”.

Ndërkaq për punën e vizave, Pacolli tha se deri në fund të muajit do të bëhet e ditur data ekzakte se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, raporton klankosova.

“Liberalizimi do të ndodhë këtë vit”.

YouTube player