lajmi.net

Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha

Pjesa e parë e finales së Ligë së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit përfundoi pa gola.

Sport

26/05/2018 23:00

Por, momenti më i komentuar ishte lëndimi i Mohamed Salah, i cili ia pamundësoi atij vazhdimin e ndeshjes.

Ajo që ra në sy pastaj ishte momenti kur Cristiano Ronaldo iu afrua yllit të Liverpoolit dhe e ngushëlloi.

Edhe pse CR7 i dha një shikim mjaft të ashpër Salahut para ndeshjes, në momente të tilla rivaliteti lihet anash.

Vlen të theksohet se edhe Dani Carvajal u detyrua të lë fushën në minutën e 37-të. /Telegrafi/

 Ramos ishte ai që e lëndoi dhe duket se Salah nuk e mirëpret mirë ngushëllimin nga spanjolli
LM