Në Francë hyn në fuqi “e drejta e shkëputjes”, pas orarit të punës nuk hapen e-mailet

Mjaft me tablet-ët apo smartphone-ët në dorë gati për të hapur emailin e fundit të punës edhe kur je jashtë orarit.

Bota

03/01/2017 09:56

Prej ditës së djeshme në Francë hyn në fuqi “e drejta e shkëputjes” një nën në Kodin e Punës që i dhuron varësve mundësinë të mos jenë 24 orë më 24 orë të varur nga puna, transmeton oranews.

Legjislacioni parashikon që të gjitha kompanitë me mbi 50 të punësuar duhet të negociojnë kodet e sjelljes së mirë me sindikatat, të cilat gjithashtu përfshijnë përkufizimin e saktë të momenteve të ditës apo javës kur punonjësit kanë të drejtë që të mos kontrollojnë tabletat apo smartphone-ët për arsye pune.

Shkurt: Mund të “injorojnë” mesazhet, emailet dhe njoftimet në kohë të caktuara dhe pas kësaj nuk ke asnjë sanksion nëse nuk e ke parë mesazhin gjatë kohës që nuk ke qenë në punë.