Në formë me ushqimet e stilit vegjetarian – Lajmi.net
Në formë me ushqimet e stilit vegjetarian
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 21:21, 29 July 2018
Një regjim ushqimor që ka sjellë mjaft debate, mes atyre që e mbështesin dhe e kundërshtojnë. Bëhet fjalë për stilin vegan, që përjashton në mënyrë radikale mishin, peshkun dhe çdo produkt me origjinë shtazore, përfshi dhe vezën, mjaltin dhe laktozën.

Megjithatë duke e përdorur këtë stil ushqimi periodikisht mund të jetë një shtysë për të bërë “reset” regjimin ushqimor dhe për të humbur peshë.

Grupi i parë vegjetarian u realizua nga Vegan Society në 1944, me iniciativën e Elsie Shrigley dhe Donald Watson.

Edhe pse bëhet fjalë për një dietë jo të ekuilibruar pasi përjshaton mjaft ushqyes, njihet për një sërë të mirash. Duke parë se bota perëndimore tentojnë të abuzojnë me mishin, djathrat dhe yndyrat një dietë vegjetarianë për një ditë apo për një javë mund të jetë mjaft e mirë.

Për shembull, një mëngjes i këtij regjimi mund të jetë një nisje e mirë. Pra, jo një kapuçiono dhe briosh por lëngu i një gjysmë limoni me ujë të vakët. Pastron dhe detoksifikon organimin në mënyrë perfekte. Për drekë një sallatë perimesh, apo perime të pjekura dhe për mesvakt smoothie me vitamina e minerale. Ndërsa për darkë, përveç perimeve kemi dhe bishtajoret, furnizuese të proteinave.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO