Në fillim e kritikuan të gjithë, Di Francesco ka një mesazh për tifozët e Romës

Roma po kalon një moment mjaft të mirë, pasi në Serinë A po tregohet cinike, duke fituar shpeshherë me rezultat minimal, ndërsa në Champions po dhuron gola dhe lojë spektakolare.

Sport

05/11/2017 11:25

Futbollistët e verdhekuqveduken të kënaqur me punën e trajnerit Di Francesco dhe optimistë mbi rezultatet e skuadrës.

Së fundi edhe drejtori teknik i Romës, Monchi është shprehur se skuadra tani mund të fillojë të mendojë për titullin, por nuk është i këtij mendimi trajneri i verdhekuqve.

“Në fillim duhet të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, ku duhet të marrim 3 pikët dhe të rikuperojmë diferencën me kryesueset. Po kalojmë një moment të mirë, por është ende shumë herët që të mendojmë për titullin.

Kjo është një çështje që i përket 8-10 javëve të fundit të kampionatin, por deri atëherë të shohim se në çfarë situate do të jemi”, tha trajneri i Romës.