Në festën e Krishtlindjeve Ortodokse, serbët provokojnë shqiptarët në Bujanoc

Në festën e Krishtlindjeve Ortodokse, disa serbë kanë provokuar banorët shqiptarë të Bujanocit.

Lajme

07/01/2019 08:04

Banorët shqiptarë të Bujanocit gjatë ditës së djeshme janë provokuar nga serbët, shkruan lajmi.net.

Në një video që kanë dërguar banorët e Bujanocit në adresë të redaksisë sonë shihet se serbët duke e festuar Krishtlindjen Ortodokse, ata kanë kaluar me automjete në pjesën e banuar me shqiptarë dhe i kanë provokuar.

Në këtë video serbët dëgjohen duke thënë “Kosova, zemra e Serbisë”.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/