Në Ferizaj 2100 euro diplomë universiteti, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy persona në një restorant në Ferizaj pasi dyshohen se një viktime i kanë kërkuar 2100 euro për rregullimin e diplomës universitare.

Lajme

13/01/2015 11:18

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit janë konfiskuar paratë dhe diploma si dhe është bastisur vetura e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një kontratë për regjistrimin e një studenti në një kolegj si dhe një kopje tjetër universiteti në emër të një qytetari tjetër nga Ferizaj. 

Policia ka bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit në njërën shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar një diplomë e lëshuar në emër të një qytetari nga komuna e Ferizajt si dhe një certifikatë e notave e Fakultetit. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.