Në familjen e Bajram Rexhepit po bëhen gati për të pritur trupin e të ndjerit (Foto)

Familjarët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi janë të tronditur nga vdekja e të dashurit të tyre dhe janë mbledhur për të pritur arritjen e trupit të tij nesër nga spitali i Turqisë, atje ku ndërroi jetë sot në mëngjes.

Lajme

21/08/2017 16:09

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, Ylber Durmishi, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të të ndjerit Rexhepi.

Durmishi ka folur në detaje për mikun e tij duke nisur me punën që bënte si mjek në kohë lufte, zgjedhjen e tij si kryeministër i parë në Kosovën e pasluftës dhe shumë veprimtari të tjera të tij.

 

Ai ka thënë se familjarët e ish-kryeministrit kanë qenë të përgatitur për humbjen e kryefamiljarit të tyre pasi gjendja i ishte rënduar shumë kohëve të fundit.

Trupi i Rexhepit do të vijë në Kosovë nesër në mëngjes, ai do të varroset në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës ndërkohë që ora e saktë e varrimit nuk është caktuar ende.