Në eurozonë, mbi 18 milionë të papunë

Shkalla e papunësisë në eurozonë ka mbetur stabile në shtator dhe është 11.5 për qind, njofton Zyra e Statistikave Eurostat.

Bota

02/11/2014 12:08

Në shtator kanë qenë të regjistruar 18.34 milionë të papunë në eurozonë, apo 19 mijë më pak se në muajin gusht dhe shtator të vitit të kaluar, kur shkalla e papunësisë ishte 12 për qind.

Kjo përqindje ndryshon në Gjermani dhe Austri, me normën më të ulët të papunësisë, përkatësisht 5 dhe 5.1 për qind, ndërsa në Greqi dhe Spanjë më e larta me 26.7 dhe 24 për qind të papunë.

Situata u përkeqësua në Finlandë, ku shkalla e papunësisë u rrit nga 8.2 në 8.7 për qind dhe në Francë, nga 10.3 në 10.5 për qind.

Në gjithë Bashkimin Evropian papunësia është 10.1 për qind, që do të thotë 24.5 milionë të papunë, raporton albinfo.ch.