Në dy sulme me bomba, humbin jetën 34 irakianë

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve në kryeqytetin e Irakut.

Bota

27/10/2014 20:40

Sulmi i parë erdhi kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu bombën e tij në afërsi të një postblloku në jug të Bagdadit, ku la të vdekur të paktën 24 persona, njoftojnë zyrtarët irakianë.

Sulmuesit besohen se janë militantë të Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë humbur kontrollin e qytetit gjatë fundjavës, që tashmë po kontrollohet nga forcat qeveritare irakiane.

Ky postbllok është pranë qyteti Jurf al-Sakhar, rreth 50 kilometra në jug të Bagdadit.

Sulmi i dytë ndodhi pasi një makinë me bombë të vendosur në të shpërtheu brenda qytetit të Bagdadit, ku la të paktën 10 njerëz të vdekur.

Për sulmin e dytë nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës, transmeton lajmi.net.