Në dy raste, vidhet një arkë me para dhe sulmohet një makinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vjedhje që kanë ndodhur dje, një në Prishtinë e një në Prizren.

Lajme

08/11/2017 13:24

 

Në Rr. “Kasim Haxhimurati” në Prishtinë një person ka raportuar se nga persona atë dyshuar është thyer dollapi i dokumenteve dhe arka nga ku janë vjedhur një shumë parash dhe dy llaptop.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Vjedhje ka ndodhur edhe në Rr. “Vatrat shqiptare” në Prizren. Ankuesi ka njoftuar se nga persona të panjohur i është thyer vetura dhe i është vjedhur kasetofoni i veturës. Njësitë policore kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një të dyshuar, ku dje i njëjti ka pranuar se e ka kryer veprën.

Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar edhe kasetofoni i vjedhur që i është kthyer viktimës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/