Në Durrës mbytet duke u larë në det një 55-vjeçar

Një person është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Sipas policisë viktima është një burrë rreth moshës 55-60 vjeç, i cili është mbytur duke u larë në det.

Lajme

03/07/2016 21:03

“Më datë 03.07.2016, në lagjen Nr.13, Plazh është mbytur duke u larë në det një person i gjinisë  mashkull, rreth 55 -60 vjeç. Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia e Durrësit.