Në Drenoc shënohet 19 vjetori i daljes publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit sot u mbajt tubim gjithë popullor, për shënimin e 19 vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Operative të Pashtrikut.

Lajme

26/04/2017 15:57

Në këtë tubim u tha se dalja në skenë e UÇK-së është një kapitull i historisë me të cilin krenohemi, sepse kështu u bë hapi i madh drejt lirisë.

“Pashmangshëm kujtuam djemtë e ditëve të para të luftës për liri, heronjtë tanë: Feim e Bedrush Gashi, Mensur Zyberaj, Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi dhe shumë shok të tyre, që e deshtën Kosovën deri në vetëmohim”, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, transmeton Klan Kosova.