Në ditët e fundit të shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj shfaqet me barkun e fryrë

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më simpatike të estradës sonë.

ShowBiz

06/07/2018 22:16

Ajo këto ditë ka lënë paksa anash angazhimet në muzikë, për shkak se është në ditët e fudit të shtatzënisë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, këngëtarja është kujdesur për fansat që kohë pas kohe të publikojë imazhe në rrjete sociale, duke treguar edhe gjendjen e saj si shtatzëne.

Së fundi, ajo solli një video në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër dhe po mbante barkun e rrumbullakët, teksa po merrte rreze dielli.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Xhensila është “Çika çika”, në duet me Ardian Bujupin, këngë kjo që rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/