Në ditën e parë të mësimit, arrestohen dy nxënës

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy nxënës, pasi që të njëjtit kanë kërcënuar një bashkëmoshatar të tyre.

Lajme

05/02/2019 11:28

Pas tre javësh grevë, dje ka filluar mësimi në të gjitha shkollat, raporton lajmi.net.

Mirëpo në Lipjan mësimi nuk ka filluar ashtu siç duhet, pasi në mëngjesin e ditës së djeshme, dy nxënës të një shkolle të mesme kanë kërcënuar një bashkëmoshatar të tyre.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarve u janë konfiskuar një thikë dhe një shufër e metalit.

Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të punëtoritë të QPS-së, me vendim të prokurorit, janë dërguar për 24 orë në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/