Në Ditën e Fëmijëve, IPKO dhuron edhe 50 mijë euro për njësitë pediatrike

IPKO vazhdon me fazën e dytë të përkrahjes së sektorit të shëndetësisë–njësitëpediatrike në Qendrat e Mjekësisë Familjare, duke dhuruar 50 mijë euro për 10 komuna të Kosovës. Në fazën e parë të projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 100 mijë euro për 10 njësi pediatrike të Qendrave të Mjekësisë Familjare në komuna të ndryshme, me ç’rast vlerësohet se rreth 200 mijë fëmijë përfitojnë nga ky donacion.

Lajme

01/06/2018 14:56

“IPKO uron që të gjithë fëmijët e Kosovëstë rriten të lumtur dhe të shëndetshëm. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, që po kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira të jetës për fëmijëtnë Kosovë. IPKO është kompani me përgjegjësi sociale, e cilagjithnjë kontribuon në projekte dhe nisma të ndryshme duke mbështetur komunitetin, e në veçanti fëmijët”, thotë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C.

Ky donacion është i dizajnuar të ndihmojë Qendrat e Mjekësisë Familjare me mjetet dhe pajisjet medicinale, të domosdoshme përnjësitë pediatrike të këtyre qendrave. Faza e dytë e projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, ka filluar në komunën e Suharekës dhe Istogut.Ndërsanë fazën e parë, në fund të vitit 2017 janë mbështetur Spitali Rajonal i Prizrenit dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Klinë.

Për këtë kontribut të IPKO-së, në fushën e kujdesit shëndetësor të fëmijës, operatori më i qëndrueshëmi telefonisë në Kosovëka pranuar një Letër Mirënjohje nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

“IPKO është shembulli më i mirë i një korporate që mbanë përgjegjësi sociale. Investimi në përmirësimin e kushteve të jetës së fëmijëve, është investim në të ardhmen e Kosovës. Sektori i shëndetësisë në Kosovë, ka nevojë të madhe për investime të vazhdueshme dhe uroj që ky shembull të përcillet edhe nga të tjerët”, tha Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë dorëzimit të mirënjohjes.

IPKO Telecommunications L.L.C, vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët. Në fund të 2017, IPKO ka përmbyllur projektin e shkollave “Mësuesit zgjedhin – IPKO përkrahë”. 50 shkolla, kopshte dhe njësi tjera arsimore kryesisht nga zonat rurale, janë mbështetur përmes këtij projekti, transmeton Klan Kosova.