Në Dhërmi kapet peshkaqeni i rrezikshëm bisht-drapër

Ditën e sotme në ujërat e detit Jon, në zonën e Dhërmiut, peshkatarët kanë kapur një peshkaqen ‘bisht-drapër’.

Lajme

31/05/2017 19:46

Sipas peshkatarëve, ky peshkaqen peshonte 130 kilogram dhe ishte i gjatë 4 metra. Ky është i dyti ‘bisht-drapër’ që kapet kohët e fundit.

Peshkatarët ngrenë alarmin se ky peshkaqen përbën rrezik për plazhistët.

Më parë nuk është njoftuar se peshkaqenë të të tilla përmasave janë afruar kaq pranë bregut.