Në Detin Egje gjenden dy kufoma të migrantëve

Ekipe të rojës bregdetare turke në ujërat e Detit Egje, afër ishullit Imiu, kanë gjetur kufomat e dy migrantëve.

Bota

03/11/2017 16:10

Roja bregdetare njoftoi se nga grupi i migrantëve ilegalë morën thirrje për ndihmë, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan katër varka të rojës bregdetare, një avion dhe një helikopter, raporton AA.

Kufomat janë gjetur 275 metra në jugperëndim të ishullit, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.