Në dasmën Princit Harry të ftuara edhe dy ish të dashurat e tij

Sot po mbahet dasma e vitit në familjen mbretërore të Britanisë.

ShowBiz

19/05/2018 14:58

Princi Harry ka kurorëzuar dashurinë me dukeshën, Meghan Markle në një ceremoni madhështore me të ftuar shumë fytyrave publike, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek të ftuarit, pjesë e kësaj dasme që ditën e sotme ka bërë bujë në gjithë botën, ishin edhe Oprah Winfrey, Victoria dhe David Beckham,  Serena Williams, Amal dhe George Clooney, Elton John, e shumë të tjerë.

Por, një fakt që ka habitur të gjithë është pjesëmarrja e dy ish të dashurave të Princit Harry në këtë ceremoni.

Bëhet fjalë për Chelsy Davy me të cilën Princi ishte në lidhje prej 2004 deri më 2014 dhe  Cressida Bonas e cila ishte në lidhje me të në periudhën 2012-2014. /Lajmi.net/