Në cilin shtet po vdesin më së shumti punëtorët në vendin e punës – Lajmi.net
Në cilin shtet po vdesin më së shumti punëtorët në vendin e punës
Autori: Lajmi.net BotaEkonomiLajme 12:18, 19 May 2017
Në Shqipëri, në vitin 2015, janë raportuar 24 vdekje nga aksidentet në punë, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Në vitin 2016, vdekjet në punë u përgjysmuan në 12 të tilla. Sektori me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje mbetet industria minerare, e ndjekur nga ndërtimi, më pas vjen energjia, gazi dhe uji, e në fund janë shërbimet, sipas të dhënave po nga Inspektorati i Punës.

Por, si paraqitet Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian?

Eurostat ka publikuar një hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje për 100 mijë banorë për të gjithë vendet e BE-së, ku më i larti rezulton në Rumani me 7.1 vdekje për 100 mijë punonjës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2014.

Më pas renditen Letonia dhe Lituania, me përkatësisht 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet për 100 mijë punonjës. Në të gjitha shtetet e tjera, ky tregues është nën 4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.8. Vendet me më pak aksidente me vdekje në punë janë Finlanda, Greqia, Holanda.

Siç shihet, Shqipëria për vitin 2016 renditet me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë (5.5 vdekje për 100 mijë punonjës), në raport me vendet e BE-së, ndërsa në 2015-ën, ajo ua kalonte të gjitha shteteve të BE-së (15.9 vdekje për 100 mijë punonjës).

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush