Në cilën anë do të jetë ambasada britanike gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë – Angli?

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se mezi pret të jetë dëshmitare e ndeshjes në futboll midis Kosovës dhe Anglisë e cila do të zhvillohet gjatë muajit nëntor.

Lajme

16/02/2019 11:36

Kjo ambasadë e ka cilësuar këtë ndeshje si një arritje historike për ekipin e futbollit të Kosovës dhe ka theksuar se do të jetë përkrah të dyja ekipeve.

“Maj 2016 – Kosova u bë anëtare e UEFA-së dhe FIFA-së dhe fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në garat për kualifikim për Kupën e Botës 2018 në futboll”.

“Nëntor 2018 – Ekipi i Kombëtares së Kosovës fitoi ndaj Azerbajxhanit dhe u ngrit në Ligën C të UEFA Ligës së Kombeve duke siguruar një vend në playoff-in e Euro 2020”.

“Nëntor 2019 – Kosova do të jetë nikoqire në ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020”.

“Mezi presim të jemi dëshmitarë të kësaj arritje historike për ekipin e futbollit të Kosovës. Ambasada do të jetë përkrah të dy ekipeve”. /Lajmi.net/ 

Ky është postimi i plotë i ambasadës: