Në Chelsea për të fituar gjithçka

Diego Costa synon të fitojë gjithçka me Chelsean, ku u transferua nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere.

Sport

24/07/2014 09:50

Diego Costa është transferuar në Chelsea për të fituar dhe u ka premtuar tifozëve këtë në një intervistë të dhënë për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Do të luftoj në çdo ndeshje për këtë fanellë, duke u munduar ta bëj më të mirën e mundshme. Kam ardhur këtu për ta fituar numrin më të madh të mundshëm të trofeve. Do të vë në dispozicion gjithçka kam për këtë”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll.

Costa e ndihmoi Atletico Madridin ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, ndërsa shkoi deri në finale të Ligës së Kampionëve.