Në çfarë ore zgjohen disa nga njerëzit më të suksesshëm të planetit?

Kur të lexoni këtë artikull me siguri do të habiteni. Ose do e keni shumë të vështirë ta besoni. Më poshtë ju prezantojmë se në çfarë ore zgjohen njerëzit më të suksesshëm në planet.

Fun

18/10/2016 02:02

Sipas të thënave të tyre, në intervista të ndryshme, disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë e vënë alarmin shumë, por shumë herët.

Atëherë:

CEO i kompanisë Xerox, Ursula Burns, zgjohet në 5:15 çdo ditë (dhe dy herë në javë bën stërvitje me trajner personal në 6:00).

Michelle Obama e fillon gjimnastikën e saj në 4:30.

Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, zgjohet në 5:30 dhe zakonisht bën meditim ose joga.

CEO e PepsiCo, Indra Nooyi, tregon se nuk mund të zgjohet pas orës 4:00, megjithëse punën në zyrë e fillon në orën 7:00.

Presidenti i Walt Disney Company, Bob Iger, ngrihet nga krevati i tij në orën 4:30 çdo mëngjes.

CEO e Apple, Tim Cook, zgjohet në… 3:45 të mëngjesit (!) dhe gjëja e parë që bën është të kontrollojë e-mail-et e tij.

Në listë radhiten edhe 17 personazhe të tjerë që nuk zgjohen asnjëherë para orës 6:00!