Në çfarë ore fillon shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve?

Pas përfundimit të ndeshjeve të mesjavës që i kompletuan emrat e skuadrave çerekfinaliste, tani është koha e shortit

Sport

17/03/2017 08:07

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Leicester City, Monaco dhe Atletico Madridit janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, kur do të tërhiqet shorti?

Pas përfundimit të ndeshjeve të mesjavës që i kompletuan emrat e skuadrave çerekfinaliste, tani është koha e shortit, përcjell “lajmi.net”.

Shorti i çerekfinales do të tërhiqet më sot në ora 12:00.

Kurse, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 prill. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6