Në Bruksel ka nisur takimi për barrikadën e Urës së Ibrit

Ka filluar takimi në orën dhjetë takimi në Bruksel në mes të Zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të ndërmjetësuar nga këshilltarët e Përfaqësueses së Lartë e BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Lajme

11/07/2014 14:55

Zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic, ka bërë të ditur se shefja e saj ka kërkuar nga ekipi i saj që të thërret një takim të palëve në Bruksel, për diskutuar lidhur me zgjidhjen e problemit të barrikadës në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se në këtë takim nuk do të jetë e pranishme edhe Baronesha Ashton, pasi që, sipas Kocijancic, ajo është e zënë në bisedimet për programit nuklear të Iranit, që po zhvillohen në Vjenë.