Në Bruksel do të diskutohet kryesisht për Veriun

Në takimin e së hënës në Bruksel, palët nga Prishtina dhe Beogradi do të diskutojnë për çështje të gjyqësorit në Mitrovicën e Veriut, shuarjen e strukturave paralele, etj. Do të flitet edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Lajme

29/03/2014 11:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të hënën në Bruksel me Kryeministrin dhe Zëvendës Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, përkatësisht, Aleksandar Vucic.

Në raundi i 23-të të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Prishtinës, pritet të diskutohet për gjyqësinë, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Problem kryesor është juridiksioni i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut.

Çështja tjetër që cilësohet si problem i pa zgjidhur është edhe Mbrojtja Civile në Veri të Kosovës, që vazhdon të mbetët nën kontrollin e qeverisjes lokale, për të cilën Prishtina kërkon që ky formacion ilegal të hyjë nën kontrollin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Pala serbe është kundër kësaj ideje, pasi që Qeveria e Kosovës, planifikon që FSK-në ta shndërrojë në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Pritet që ky raund i dialogut të fillojë në pasditen e së hënë dhe të përfundoj në mbrëmje, raporton Tanjug.