Në Britani, çdo i katërti fëmijë nën 6 vjeç ka telefon të mençur – Lajmi.net
Në Britani, çdo i katërti fëmijë nën 6 vjeç ka telefon të mençur
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 8:25, 17 April 2018
​Telefonat e mençur kanë marrë botën që një kohë dhe atë me shpejtësi të madhe.

Pavarësisht se prindërit insistojnë, duke u nisur nga hulumtimet shkencore, se periudha ideale për telefonin e parë të mençur është mosha 11-vjeçare, në Britani të Madhe 25 për qind e fëmijëve nën 6-vjeç posedojnë telefon.

Përdorimi i telefonave të mençur nga fëmijët e kësaj moshe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përcjell ksp. Në fakt, në hulumtimin e kryer nga musicMagpie tregon se fëmijët kalojnë mesatarisht 21 orë në javë në telefon të mençur.

Kjo është tri orë në ditë, gjë e cila nuk është e rekomandueshme. Për fëmijët nën moshën 6-vjeç rekomandohet që të përdorin telefonin vetëm një orë në ditë dhe dy orë shikim të ekranit televiziv.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO