Në Brazil, të burgosurit mësojnë si të qëndisin

Në burgun "Adriano Marrey" të burgosurit kanë një detyrë interesante.

Fun

13/08/2018 09:33

Meshkujve që gjenden në këtë burg të Sao Paulos u mësojnë se si të qëndisin me grep, shkruan lajmi.net.

Në një storie të realizuar nga BBC, një i dënuar për trafikim me substanca narkotike ka rrëfyer se këtë veprim e bëjnë çdo të mërkure.

Madje, ai ka thënë se kjo gjë ka ndikuar t’ia ndryshojë jetën atij për të mirë.

“Para tetë muajsh unë kam filluar të mësoj si të qëndis dhe nëpërmjet saj unë kam pasur rastin ta ndryshoj jetën time”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

YouTube player