Në botë janë më shumë se 200 mosmarrëveshje për demarkacione

Nëse një mosmarrëveshje ka dy palë atëherë janë rreth 400 vende, pra disa vende kanë problem kufitare me më shumë së një shtet.

Lajme

11/08/2016 23:30

Në botë janë më shumë se 200 mosmarrëveshje me demarkacione ndërmjet vendeve që janë të pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nëse një mosmarrëveshje ka dy palë atëherë janë rreth 400 vende, pra disa vende kanë problem kufitare me më shumë së një shtet.

Kjo i bie që shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë probleme me demarkacione.

Kështu shkruan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, transmeton lajmi.net.

Në Azi janë më shumë se 55 probleme të pazgjidhura me kufi.

Në Afrikë 48.

Janë 9 çështje të hapura ndërmjet SHBA-ve dhe Kanadasë.

Në Evropë janë më shumë se 23 çështje të hapura të demarkacionit.

Në Ballkan 9.

Sllovenia dhe Kroacia, të dy anëtare të Bashkimit Evropian janë në arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin.

Kroacia dhe Serbia nuk kanë përfunduar demarkacionin…

Në asnjërën nga këto raste demarkacioni nuk është kusht për asnjë proces ndërkombëtar.

Për shembull Timor Lindor (Timor Leste) nuk ka përfunduar demarkacionin me Australinë dhe Indonezinë. Por Timori Lindor ka përfunduar procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, ata mund të udhëtojnë lirshëm në BE.